Rajoni i Lezhës po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e të huajve, të cilët kërkojnë ta eksplorojnë këtë zonë. Një kroçere me 100 turist Anglez mbërriti këtë të shtune në brigjet e Shëngjinit, ku turistet të orientuar nga agjencitë turistike vizituan asetet turistike e historike si dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Si destinacion kryesor ata kishin fshatin Fishtë ku qëndruan për disa ore, duke provuar gatimet e Mrizit të Zanave i cili është i njohur në mbarë botën. Turistet thonë se Shqipëria është një vend që ja vlen të vizitohet, pasi të ofron gjithçka që kë kërkon.
"Është hera e parë që vi në Shqipëri dhe po më pëlqen shumë ky vend. Kam qenë gjithmonë e tërhequr për të vizituar Shqipërinë dhe Ballkanin, pasi është një zonë e panjohur për Anglezet. Do i thoja të gjithë miqve që të vinin këtu në Lezhë, pasi është një vend fantastik"
"Sidomos këtu në fshatin ushqimi në restorant është shumë i mirë. Jam shumë i kënaqur dhe do të vij sërish këtu, pasi ka dhe një mikpritje shumë të mire dhe kjo po na habit.
"Jam vërtet e mrekulluar nga gjithçka që kam parë këtu. Keni një histori shumë të lashtë dhe gatimet janë shumë të shijshme.
Kuzhinieri i njohur Altin Prenga thotë se është shumë i surprizuar, pasi se kishte menduar asnjëherë që mund te kishte rezervim nga kroçera me turist nga vende të ndryshme të botes.
?Është diçka shumë e bukur, kur hapëm aktivitetin nuk e kishim imagjinuar se do të kishim rezervim nga krocerat të cilat vinë në portin e Shëngjinit dhe turistët ndalen edhe këtu në Fishtë?, shprehet Altin Prenga