Ora News – “Pushtohet” Lezha, mbërrin kroçera me turistë nga Anglia

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rajoni i Lezhës po tërheq gjithnjë e më shumë vemendjen e të huajve, të cilët kërkojnë ta eksplorojnë këtë zonë.
Një kroçere me 100 turist anglezë mbërriti këtë të shtunë në brigjet e Shëngjinit, ku turistet të orjentuar nga agjensitë turistike vizituan asetet turistike e historike si dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Si destinacion kryesor ata kishin fshatin Fishtë ku qëndruan për disa ore, duke provuar gatimet e Mrizit të Zanave i cili është i njohur në mbarë boten.
Turistet thonë se Shqipëria është një vend që ja vlen të vizitohet, pasi të ofron gjithçka që kë kërkon.
?Është hera e parë që vij në Shëpëri dhe po më pëlqen shumë ky vend. Kam qenë gjithmone e tërhequr për të vizituar Shqipërinë dhe ballkanin, pasi është një zonë e panjohur për anglezet. Do t?i thoja të gjithë miqve që të vinin këtu në Lezhë, pasi është një vend fantastik?
?Sidomos këtu në fshat ushqimi në restorant është shumë i mirë. Jam shumë i kënqur dhe do të vij sërish këtu, pasi ka dhe një mikpritje shumë të mire dhe kjo po na habit.?
?Jam vërtet e mrekulluar nga gjithçka që kam parë këtu.Keni një histori shumë të lashtë dhe gatimet janë shumë të shijshme.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pushtohet-lezha-mberrin-krocera-me-turiste-nga-anglia/

Share This Video


Download

  
Report form