Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjithë ata pushues të cilët kanë zgjedhur Lezhën për të kaluar ditët e nxehta të verës janë bërë pjesë e festimeve të organizuara në qendër të këtij qyteti. Emigrantë, por edhe turistë kanë shijuar muzikën e performuar nga emra të njohur të skenës shqiptare.
Lezha ka festuar për 4 dite radhazi në sheshin e qytetit. Të shumtë ishin turistët dhe emigrantët, të cilët përveç shijimit të bregdetit u bënë pjesë edhe në festën e miqësise.
Artistë të njohur performuan në skenën e vendosur në sheshin kryesor të Lezhës.
Publiku i shoqëroi duke kënduar dhe vallëzuar, duke sjellë një përjetim ndryshe për një zonë turistike si Lezha.
Festës i është bashkuar edhe nënkryetarja e Bashkisë, Alfrida Marku, e cila premtoi vijimësi të festës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lezha-4-dite-feste-me-pushues-dhe-turiste/