Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas mbledhjes dy ditore të qeverisë në Vlorë kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në qendrën e Kaninës, e cila do të transformohet si pasojë e rilindjes urbane.
?Këtu duhet të bëjmë sheshin kryesor. E shpallëm zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore. Duhet ta fillojmë nga këtu të rikthejmë në jetë ish-Qendrën e Kulturës, të bëjmë një sallë konferencash që të jetë dhe në funksion të Vlorës.? ? u shpreh Kryeministri.
Kryeministri inspektoi edhe nënstacionin elektrik si dhe parkun arkeologjik të Orikumit për të cilin tha se do të zgjidhë gjithë dramën e bregdetit të Jonit.
?Gjithë drama e rëndë e shumë viteve të bregdetit Jon, ? u shpreh Kryeministri Rama gjatë inspektimit të punimeve, ? me këtë zgjidhet përfundimisht se ky është segmenti i fundit i boshllëkut që ishte krijuar që nga elektrifikimi dhe që ka torturuar dynjanë këtu, plus që e bënte sezonin turistik një torturë më vete.?
Ndërsa për parkun arkeologjik të Orikumit, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se kemi një rritje të numrit të turistëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-viziton-kaninen-dhe-orikumin-premton-ndryshim-rrenjesor/