Ora News – Moderatorja: Nuk na plas për reformën në drejtësi, si t’ia bëjmë silikonit?

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aktorja e humorit dhe moderatorja e emisionit ?Mos i fol shoferit?, Rudina Dembacaj ka prekur një fenomen tepër shqetësues se Reforma në Drejtësi apo varfëria.
Ajo ka prekur një detaj që e shohim shpesh herë në emra të njohur të ekranit, të cilën e ka shpjeguar duke mbajtur notat e humorit:
?E keqja më e madhe e shoqërisë shqiptare janë operacionet plastike. Ne nuk na plas për të gjitha këto, nuk na intereson nëse korrupsioni ka marrë dhenë. Nuk na intereson fare asgjë, nuk duam t?ia dijmë, nëse jetojmë në një shtet që nuk është shtet. Por ama nuk mund të jetojmë dot në një vend ku nënat, motrat, shoqet tona, por sidomos ato që nuk i njohim fare bëjnë operacione plastike. Si guxojnë njëherë? Ku i gjejnë paratë? Si guxojnë të zbukurohen ndërkaq që ne mbetemi të shëmtuar? E di që nuk po harxhojnë paratë e mia, por jam shumë e shqetësuar për këtë fenomen kaq të rëndë. Le të mos kemi ujë e drita, le të mos kemi bukë të hamë, por ju lutem mos bëni operacione plastike se nuk na zë gjumi. Nuk na intereson fare të shkojmë të votojmë, kur kemi kënaqësinë të hapim profile fallco. Ku ka gjë më të bukur se të ulesh në divan, të hash kokoshka dhe të shash ato që dalin në televizor.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/showbiz/moderatorja-nuk-na-plas-per-reformen-ne-drejtesi-si-tia-bejme-silikonit/

Share This Video


Download

  
Report form