Brenda 10 ditësh çdo drejtori do të duhet të dorëzojë një raport të detajuar që të shërbejë si skaner për burimet njerëzore në administratë. Lajmin e dha vetë Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që zhvilloi me ministrat e qeverisë dhe drejtuesit e zyrave të administratës në Vlorë.
Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu reformë drastike të inspektoriateve.
Nisur nga rasti ndërtimit në Lumin e Vjosës, për të cilin drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako urdhëroi shkrirjen e Komisariatit të Përmetit dhe stacionit të Këlcyrës, Kryeministri bëri një paralajmërim për të gjithë ata drejtues të uniformave blu, që sipas tij, mbyllin sytë përpara shkeljeve mjedisore.
Kreu i qeverisë foli me shqetësim edhe për ngjarjet kriminale të ndodhura në Vlorë dhe në disa qytete, duke kërkuar zbardhjen me urgjencë të tyre. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj shkoi më tej duke paralajmëruar fortunë ndryshimesh në polici.
Në një tjetër dëgjesë me prindër e mësues të shkollës 9 ? vjeçare ?Jani Minga?, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi largimin e 300 drejtorëve dhe nëndrejtorëve nga sistemi arsimor për shkak të rezultateve tejet të ulëta.
Pavarësisht axhendës së ngjeshur, pushimin e drekës Kryeministri e kaloi në familjen e Viron Micit në Kaninë me të cilin ndau edhe historinë e një të moshuari demokrat, që siç tha ai e kishte votuar në 25 Qershor.
Tv Klan