Opozita ka kundërshtuar zyrtarisht futjen e TVSH-së për biznesin e vogël. Kryetari i PD, Lulzim Basha renditi pasojat që sipas tij sjell për biznesin dhe konsumatorët iniciativa e qeverisë. Kreu demokrat theksoi se implementimi i TVSH-së nuk sjell rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit, ndërsa nga ana tjetër do vështirësojë jetesën e 30% të shqiptarëve të cilët nuk do jenë në gjendje të përballojnë rritjen e çmimeve. "Futja e biznesit të vogël në TVSH, e para do rriten çmimet, do rriten 5 apo 15%, por nga janari është e sigurt se çmimet do rriten. Në një kohë kur 30% e shqiptarëve nuk paguajnë çmimet bazë. Apeli i opozitës është të mos futet biznesi i vogël në llogaritjen e TVSH. Efekti i dytë është ndalja e investimeve, nis një cikël krize për biznesin e vogël. Efekti i tretë rritet fatura për biznesin.