Report TV - Krimi, Xhafaj: Kemi 5-6 vrasje zbulimi i autorëve lë për të dëshiruar

Report TV 2018-05-03

Views 0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i është referuar ngjarjeve të fundit kriminale që kanë tronditur vendin, të cilat kanë kulmuar me masakrën e Lushnjes tre ditë më parë. Nga mbledhja e qeverisë në qytetin e Vlorës, Xhafaj tha se zbulueshmëria e autorëve të këtyre ngjarjeve le për të dëshiruar.
?Kemi 5-6 ngjarje të rënda me vrasje dhe viktima dhe jetë të pafajshme dhe zbulimi i autorëve lë shumë për të dëshiruar, për të mos thënë që është shqetësuese. Kjo do na detyrojë të bëjmë një analizë të thellë me forcat përkatëse, me ndryshimet dhe përmirësimet e duhuara qoftë në përbërje qoftë në drejtimin e tyre?- tha Xhafa. Këtij fakti, zbulueshmërisë së autorëve i mëshoi me forcë edhe kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se nuk duhet të ketë ngjarje të pazbuluara. ?Nuk duhet t?ja lejojmë vetës të kemi një ngjarje, një ngjarje të vetme kriminale të pazbuluar, jo më disa?- tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form