Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasi u shpreh se OSBE e vlerësoi pozitivisht proçesin zgjedhor, kryeministri Edi Rama iu kthye opozitës me ironi, duke u shprehur se demokratët nuk kanë shfaqur asnjë reflektim për rezultatin dhe nuk kanë marrë asnjë përgjegjësi, një fjalë kyçe që e përdori gjatë gjithë fjalimit.
Në seancën e debatit për reformën zgjedhore, Kryeministri nuk kurseu as Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Rama: As një reflektim, zero. Asnjë vizion, bosh. Asnjë program, fushë. Nuk është faji juaj se shkoni nga disfata në disfatë, asnjë shenjë përgjegjshmërie. Sa të ketë drogë, krim dhe mafia ju e keni në terezi. Edhe miku im Lulzim Basha këtu pasi bëri më në fund një akt lidershipi me marrëveshjen e 18 majit, e mohoi. Bir o Lul vëllai, këtë të qaj më parë, ty a motrën tonë që keni një hall?
Seanca e programuar për ditën e enjte u pezullua për shkak të pretendimit të demokratëve se kryeministri Rama përdori fjalë të papërshtatshme, fjalë të cilën Rama e përdori sërish, kësaj here nga mikrofoni i foltores.
Rama: Ju jeni në rregull se sa herë kapni një mikrofon nuk lini gjë pa sharë dhe pastaj hidheni përpjetë nëse dikush nëpër dhëmbë ju thotë keni rrjedhur.
Rama iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për lidhje me krimin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/front-antikrim-basha-apel-qytetareve-rama-problemin-shiheni-tek-vetja/