Motra e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të gjyqtares. Kërkesa është depozituar në Gjykaten Civile të Tiranës, 5 ditë pas vrasjes. Këtë të premte është zhvilluar seanca e parë në Gjykatën e Tiranës, ku qënë i pranishëm dhe babai i dy fëmijve Fadil Kasemi, vrasësi i gjyqtares.
Ai ka kundërshtuar kërkesën, me argumentin se për fëmijët e tij mund të rriten pranë familjarëve të tij dhe nuk kanë pse shkojnë tek tezja e tyre.
Këtë seancë është bërë njohja e palëve me pretendimet dhe në seancën e ardhsme gjykata pritet të vendosë se kush do ta marrë kujdestarinë e dy fëmijëve.
Fildez Hafizi u vra në datën 31 Gusht pranë zonës së ?Xhamllikut? në Tiranë nga ish - burri i saj. 53 - vjeçari Fadil Kasemi e qëlloi me dy plumba gjyqtaren, pas konflikteve që kishin pasur prej vitesh me njëri - tjetrin.
Autori e priti disa orë viktimën në vendin e krimit. Pasi ajo doli nga një parukeri dhe hyri në makinë, ai iu afrua me shpejtësi duke qëlluar me plumb në kokë, çka solli dhe vdekjen e menjëherëshme të 39 - vjeçares.
Tv Klan