Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani do ti kërkojë KLD-së të shkarkojë gjyqtaren e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi e cila i njohu të drejtën e pronës familjes Seçuni për 45 ha tokë, truall ku do të vendoste investimin biznesmeni libanez, Faadi Mitri, administratori i Grupit OMNIX në Shqipëri.
Mesditën e sotme, para gazetarëve Manjani bëri publike rezultatet e hetimit administrativ ku rezulton: ?Kemi përgjegjësi të rëndë ligjore që nis nga gjykata e Durrësit. Ajo ka gabuar shumë rëndë proceduarialisht. Injoroi zyrën e kthimit të kompensimit të pronave. Vendimi nuk duhej dhënë nga një gjykatës por nga trupë gjyqësore prej tre gjykatësish.
Së pari kam vendosur të fillojë procedim disiplinor me kërkesë të pakthyeshme për shkarkimin e gjyqtares në KLD dhe këta do ta bëj pas përfundimit të procedurave.
Gjyqtarja më rezulton e vlerësuar në vite, por ky është vendim shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë dhe e patolerueshme. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/manjani-f...