Parku i Butrintit është një zonë e mbrojtur dhe si e tillë duhet që kujdesi ndaj rrënojave arkeologjike të jetë i veçantë.
Por, tashmë përveç betonit që është duke u hedhur për ndërtimin që po bëhet, edhe lopët po bëjnë kërdinë.
Bajgat e lopës mbi një mozaik me vlera të rralla historike duket se nuk e shqetësojnë aspak administratën e parkut.
Punonjësit kërkojnë bileta dhe verifikim për turistët dhe gazetarët, ndërsa lopët vijojnë që të kullosin të pa shqetësuara.