Stop - Lushnje, shuhet foshnja për mjekim të pakujdeshëm, mjeku kundër ekspertizës! (12 tetor 2017)

RTV KLAN 2018-05-03

Views 3

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Arden Sinani tregon në ?Stop? tragjedinë në familjen e tij që daton në 30 mars 2016. Djali i tyre 11 muajsh u rrëzua dhe të nesërmen ndërroi jetë. Ai thotë, se e coi foshnjen në spitalin e Lushnjes dhe mjeku Sami Osmani, pasi i bën grafi në kokë, i thotë, se nuk duhet të shqetësohet.

Në një tjetër mjek popullor, ku e dërgon djalin, ky i fundit i thotë, se rasti i fëmijës, nuk është për të.Pasi djali i vogël ndërroi jetë, mjeku Sami Osmani i ofron një milionë lekë të vjetra familjarëve, që bënë denoncim për mjekim të pakujdesshëm.

Prej një viti e gjysmë cështja është në gjyq dhe mjeku ka kundërshtuar dy herë konkluzionet e dy ekspertizave të ndryshme.Vetë mjeku Osmani, pranon për ?Stop?, se për rastin e foshnjes së ndjerë, nuk ka hapur kartelë dhe ka vënë diagnozën ?goditje e lehtë me rrisk të ulët?.

Gazetarja: Në mars të 2016 ke pas një foshnje.

Mjeku Osmani: Po!

Gazetarja: Dhe i ke bërë ekzaminimin, i ke bërë vetëm një grafi.

Mjeku Osmani: I kam bërë një vizitë, grafi dhe i kam rekomandu mjekun e rojes. Të vizitohet tek mjeku i rojes!

Gazetarja: Ne lexuam içik këtooo? aktin e ekspertimit mjeko-ligjor

Mjeku Osmani: Se çfarë ke lexu ti, unë nuk di gjë. Ne jemi në proces gjyqësor. Gjyqi s?ka mbaruar është në ekspertim tjetër, ri-ekspertim, kështu që?

Gazetarja: Pse i ke refuzuar këto dy të parat?

Mjeku Osmani: Se janë bërëëëëë? janë të falsifikuar ekspertimet.

Gazetarja: Ku bazohesh?

Mjeku Osmani: E kam në gjykatë procesin, vendos gjyqtarja.

Gazetarja: Janë të falsifikuara këto?

Mjeku Osmani: Po! Procesverbalet janë të falsifikuara.

Gazetarja: Mesa kam dijeni, personat kanë qenë dhe në gjyq dhe kanë dhënë deklaratë verbale.

Mjeku Osmani: Mbas meje, zotnia e ka çuar fëmijën tek një mjek popullor, që i ka bërë masazh, e ka fërkuar. Se çfarë fërkimesh i ka bërë, se ça tërheqjesh i ka bërë, nuk e di.

Gazetarja: Fëmija ka pas dëmtime në kokë.

Mjeku Osmani: Edhe njëherë, në kokë e ka fërkuar edhe ai. Personi e ka emrin Kristaq Kondakçiu nga Këmishtaj. Mbas meje ka vajt atje, unë i kam thënë ik tek mjeku i rojës, se s?kam qenë unë mjek roje. I kam bërë një vizitë, erdhi ma kërkoi, meqenëse është një i njohuri im.

Gazetarja: Ju i kishit bërë një grafi dhe i kishit thënë që s?ka asnjë lloj gjëje.

Mjeku Osmani: Unë i kam thënë: për momentin nuk ka probleme për kirurgjinë. I thashë: shko tek mjeku roje, të ndjekë ai. Ai shkoi tek mjeku popullor. Unë e klasifikova tek ?goditjet e lehta me risk të ulët?.

Gazetarja: Po që i keni çuar 1 milionë e 50 mijë lekë për ngushëllim?

Mjeku Osmani: Asnjë kokërr leku, asnjë kokërr leku.

Gazetarja: Nuk i keni ofruar lekë atij, që të tërheqë kallëzimin?

Mjeku Osmani: Unë për vetë jo, unë personalisht jo.

Mjeku Osmani: Unë e kam vizituar atë, e kam vlerësuar gjendjen e tij..

Gazetarja: S?kishte as kartelë.

Mjeku Osmani: Pooo?.ssss, nuk i hapën të gjithë. Në të gjithë pa...

Share This Video


Download

  
Report form