TIRANË- Ndahet nga jeta në moshën 75 vjeçare kirurgu i njohur Flamur Tartari.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se, mjeku ka ndërruar jetë në QSUT, prej një arresti kardiak që ka pësuar teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në qendër të Tiranës. Menjëherë është lajmëruar urgjenca por fatkeqësisht kirurgu ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Prof. Flamur Tartari, ishte kreu i Shoqatës së Urologëve të Shqipërisë. Ai ka shkruar rreth 20 libra në fushën e mjekësisë dhe deri në ditët e fundit ai vazhdonte aktivitetin e tij, si mjek në një nga spitalet private