Report TV - Promovimi, arkitektura italiane si pasuri e përbashkët kulturore

Report TV 2018-05-03

Views 0

Dëshmitë arkivore e historike sesi artistët e mëdhenj italianë të arkitekturës Vitorio Ballio, Giulio Rosso, Giuseppe Bottai e më gjerë i dhanë jetë hapësirës urbane në Shqipëri, janë përmbledhur në librin ?Interpretimi i hapësirës urbane dhe arkitektonike të aksit të strukturës së Tiranës?.
Libri, fryt i bashkëpunimit mes studiuesve të ardhur nga Universitetet italiane e shqiptare u promovua në një konferencë shkencore në Politeknikun e Tiranës. Promovimi u bë nga Instituti Italian i Kulturës në praninë e drejtoreshës Adriana Frisena.

?Me këtë libër u përmbyll me sukses nisma e Ambasadës Italiane dhe e Këshillit të Bashkimit Europian për trashëgiminë e arkitekturës italiane në Shqipëri, duke e rikthyer vëmendjen tek ndërhyrjet restauratore për ruajtjen e kësaj trashëgimie të përbashkët kulturore.?

Libri në shqip dhe italisht i kuruar nga Armand Vokshi dhe Frida Pashako ka për objekt arkitekturën italiane në Shqipëri te viteve ?20 deri në vitet ?40 të shekullit të kaluar .

Pas librit ?interpretimi i hapësirës urbane? është prezantuar edhe projekti ?Prania italiane në Shqipëri midis viteve 1924 dhe 1943?

Share This Video


Download

  
Report form