Report TV - Si e ka fituar gjithë atë pasuri ambasadori ynë Çaça në Katar

Report TV 2016-09-19

Views 31

Thuajse të gjithë diplomatët shqiptarë që shërbejnë si ambasadorë në disa vende të botës, janë bërë objekt i një procesi verifikimi të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Vendimi për të kaluar në ?skaner? pasuritë e ambasadorëve është marrë nga kreu i ILDKPKI Shkëlqim Ganaj dhe ky verifikim nis pas përmbylljes së procesit të verifikimit të plotë të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë.

Nga verifikimet e para ka dalë se disa prej ambasadorëve disponojnë pasuri të shumta, ku janë krijuar dyshime se disa prej tyre nuk i kanë deklaruar këto pasuri apo të ardhurat që janë krijuar nga pasuritë e shitura. Inspektimi ka zbuluar se shumë amabasadorë gëzojnë pasuri dhe troje të konsiderueshme dhe në vende me mjaft vlerë financiare dhurata të ndryshme etj, ndërkohë që janë përfshirë në një seri transaksionesh, që më pas dyshohet se nuk i kanë deklaruar ose i kanë deklaruar në shifra shumë të vogla.

Share This Video


Download

  
Report form