Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Freskut në Tiranë, ku nipi ka plagosur gjyshërit e tij me thikë. Burime të Report TV nga Policia e Tiranës sqaruan se fillimisht 19-vjeçari Beniamin Kasa ka shkuar te shtëpia e gjyshërve dhe i ka goditur me thikë. Të plagosur kanë mbetur Shaban Agai 80 vjeç dhe Hajrie Agai 70 vjeç.
Fillimisht 19-vjeçari ka shkuar në apartamentin e dy gjyshërve, që jetonin të vetëm dhe në konflikt e sipër i ka qëlluar me thikë duke i plagosur. shkak dyshohet debate për lek, por edhe disa konflikte të tjera që kishin dy të moshuarit me nipin.
Më pas Beniamin Kasa ka zbritur poshtë pallatit dhe ka shkuar te rojet e një banke të nivelit të dytë, duke i thënë të lajmëronte Policinë, se kishte vrarë gjyshërit. Rojet e kanë mbyllur në brendësi të bankës, Beniamin Kasa, ndërsa dy gjyshërit janë shoqëruar për në spital menjëherë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njollat e gjakut në rrugë kanë rënë në momentin që dy të moshuarit po transportoheshin në spital.Ndërkohë në dëshminë e tij 19-vjeçari ka habitur Policinë. ?I qëllova pasi ata më tallnin?, ka thënë Benaimin Kasa. ?Nuk doja ti vrisja, vetëm I qëllova me thikë dhe më pas u largova?, ka theksuar I riu në dëshminë para uniformave blu.
Fqinj të të moshuarve u shprehën për Report TV se 19-vjeçari ishte problematik dhe shpesh vinte dhe konfliktohej me gjyshërit. Policia thotë se Beniamin Kasa në momentin kur plagosi dy gjyshërit, dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.