KORCE-Një 16-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me mjet prerës(thikë) dy të rinjtë Xh.M rreth 19 vjeç dhe M.R, rreth 17 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të shkollës "Irakli Terova".
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës ku ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes falë veprimeve të shpejta e të mirë koordinuara të shërbimeve të Policisë, u kap dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.