Kruja tradicionale zbriti këtë të mërkurë te Pazari i Ri në Tiranë. Dhjetëra artizanë nga qyteti historik kishin ardhur për të ekspozuar produktet e tyre në hapësirën më të veçantë të kryeqytetit. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe të Krujës, organizoi dje eventin një ditor ?Mozaik Kruje? dhe ?Artisans? Fashion Night? për promovimin e bizneseve dhe vlerave të zonës ku operojnë, si dhe rijetëzimin social ekonomik të zonës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se Pazari i Ri është kthyer tashmë në gurin e kurorës së gjithë investimeve që kanë ndodhur në kryeqytet. ?Më vjen mirë që Pazari i Ri është bërë guri i kurorës i të gjitha investimeve. Ndaj, jam shumë i lumtur që mirëpresim miq që janë kthyer për të parë se si një punë, e cila u konceptua dhe u punua për muaj të tërë dhe që pati kaq shumë kontribut, duke filluar nga pronarët, banorët, tregtarët që treguan durim, sot të kemi një ansambël fantastik. Më vjen mirë që i kemi hapur dyert për të gjithë miqtë që na kanë ardhur nga Kruja me gjithë traditat?, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku tha se transformimi që ka pësuar Pazari i Ri jo vetëm që ka ndryshuar pamjen estetike të zonës, por në të njëjtën kohë ka përmirësuar edhe jetën e qytetarëve. Ai shprehu vullnetin e Bashkisë së Tiranës për të bashkëpunuar për projekte të tjera në të ardhmen.
?Ky është një organizëm që jeton dhe filozofia jonë, por edhe e AADF, është të investojmë në projekte që jo vetëm i bëjnë gjërat e bukura, por që i bëjnë jetët e bukura. Unë besoj se më shumë se sa një projekt me 1000 detaje të bukura, ky është një projekt që ka ndryshuar jetën e 1000 njerëzve, që është bërë më e bukur prej faktit se ata kanë një vend pune, punojnë me djersën e tyre në një mjedis kaq fantastik. Për gjëra të bukura dhe për jetë të bukura që ndryshojnë qytetin e Tiranës jemi gati të bashkëpunojmë dhe ta çojmë akoma më tej?, tha ai.