Report TV - Tjetër skandal në Butrint, vendoset kondicioner përbri Kullës Veneciane

Report TV 2018-05-03

Views 1

Skandalet në Parkun Kombëtar në Butrint, pasuri e trashëgimisë botërore të UNESCO nuk kanë të sosur.
Përmes rubrikës Ju Raportoni në Report TV ka mbërritur një foto ku është fiksuar një pajisje kondicioneri e Vendosur përbri Kullës Veneciane.

Është i paimagjinueshëm guximi i cilitdo që ka lejuar instalimin e këtij kondicioneri në brendësi të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Mësohet se Kulla Veneciane e restauruar në vitin 2002 parashikohej të kthehej në një minimuze për epokën Veneciane por vendosja e këtij kondicioneri sugjeron se ajo tashmë përdoret si zyrë.

Arkeologu Neritan Ceka njeriu i cili në vitet 70 zhvilloi gërmimet në Butrin, i ftuar në emisionin Repolitix në Report TV dha këtë koment për foton.

Nga Studio e Repolitix kundra vendosjes së këtij kondicioneri u shpreh edhe historiani Ferit Duka.

Share This Video


Download

  
Report form