http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji per minoritetet ka pasur nje kundërshtar te ashpër, dhe ky është kryetari i Partisë Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, sipas te cilit ky draft bën hapa pas ne raport me konventën per mbrojtjen e minoriteteve.
Por Greqia, minoritetin e se cilës përfaqëson Dule, nuk e ka nje ligj te tille e as nuk e ka firmosur konventën e kryeministri Edi Rama i ka kujtuar se vendimi i parlamentit është nje shembull per shtetet e tjera, por dy politikanet kane debatuar edhe për deklaratat e kryeministrit ne lidhje me BE.
Dule eshte përplasur edhe me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati.
Dule solli si shembull ligjet qe jane miratuar nga Kroacia e Mali i Zi, por per Bushatin krahasimi nuk qëndron.
Me heret Dule kërkoi heqjen nga rendi i ditës se ligjit per minoritetet, me arsyetimin se nuk është zbatuar afati kohor nga miratimi ne komision, por kërkesa u rrezua nga maxhoranca.