Ora News – Veliaj: Të gjithë ambulantët të zhvendosen në tregun e ri

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tregu i fruta perimeve në njësinë nr 5 me një sipërfaqe 335 m2 do të rehabilitohet shumë shpejt, duke u kthyer në një ambient me kushte moderne, i cili garanton higjenë për produktet ushqimore.
Nisjen e punimeve e inspektoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se përmes këtij projekti do të katërfishohet edhe numri i atyre që tregtojnë, ndërsa iu bëri thirrje tregtarëve ambulantë që të zhvendosen në ambientet e reja, të cilat ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme.
Veliaj: Praktikisht po katërfishojmë tregun, nga 12 vende, në mbi 50. Është një zonë, e cila ka familje të vjetra tiranase, ndërkohë është shtuar me popullsi nga pallatet e reja që janë ndërtuar në vitet ?90. Ky ka qenë një muaj ku jemi fokusuar jashtë mase tek siguria ushqimore. U kërkoj të gjithë ambulantëve që mbasi të ndërtohet tregu, të përdorin tezgat, të shërbejnë një metër mbi kanalet e ujërave për të siguruar higjienë ushqimore. Për sa kohë që bashkia nuk ka pasur tregje, kemi mirëkuptuar ambulantët e shtrirë kudo, qoftë edhe në oborre shkollash.
Veliaj paralajmëroi se në përfundim të ndërtimit të tregut të ri do të nisë aksioni për rehabilitimin e të gjitha hyrje-daljeve në këtë zonë, për të rritur sigurinë e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-te-gjithe-ambulantet-te-zhvendosen-ne-tregun-e-ri/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS