Kapen 335 kg marijuanë, pranga kryeplakut dhe 2 të tjerëve

RTV KLAN 2018-05-03

Views 1

335 kilogramë marijuanë në proces tharjeje është sekuestruar në një operacion policor në Lezhë. Në pranga kanë përfunduar 2 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Gjithashtu autoritetet kanë prangosur edhe Kryetarin e fshatit Lalm në Lezhë, njëkohësisht me detyrë edhe Specialist pyjor për veprat penale " Moskallzim krimi" "Shpërdorim detyre".

Të arrestuarit janë Bledar Bunaj, 29 vjeç dhe Agron Lushi, 32 vjeç, të dy banues fshatin Lalm i Ri. Ndërsa në kërkim është shpallur 38 vjeçari A.P. Për rastin u arrestua edhe kryeplaku 45 - vjeçar Bardhok Perdoda.

Policia sqaron se arrestimi i tyre erdhi pasi gjatë kontrollit në fshatin Lalm - Kolsh u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg mariuanë në proces tharje, si dhe u asgjësuan 468 bimë kanabis. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara kanabis./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form