Report TV - Lëvizja e fundit, KLD josh ​Vetingun, ja pakti që i ofroi

Report TV 2018-05-03

Views 0

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, institucioni që ka përgjegjësinë kryesore për dimensionin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, po bën përpëlitjet e fundit për t?i shpëtuar Vetingut. Në prag të shpërbërjes, për shkak të ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Drejtësisë po tenton zbusë akujt me organet e Vetingut, duke u ofruar këtyre të fundit një pakt bashkëpunimi.

Ndonëse një pjesë e anëtarëve të KLD aktualisht po verifikohen për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e papërshtatshme me krimin dhe aftësisë profesionale, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në konflikt interesi, u ka ofruar institucioneve të Vetingut një memorandum bashkëpunimi për zbatimin e ligjit. Nga ana e tyre, organet e Vetingut nuk e kanë pranuar një pakt të tillë. Kjo lëvizje reflektohet në raportimin e kryeinspektores pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari, në mbledhjen e fundit të KLD.

Share This Video


Download

  
Report form