Policia e Durrësit ka ndaluar një ditë më parë ish-deputetin e qarkut të Lezhës, Eduart Ndocaj me akuzën e mashtrimit të një biznesmeni italian.
Ndocaj ishte paditur në polici se i kishte marrë 78 mijë euro një sipërmarrësi Italian për ta ndihmuar atë për të përfituar një tender në Shqipëri.
Burime zyrtare në policinë, thonë se ish-deputeti Ndocaj u shoqërua nga Policia e Durrësit, e cila ia kaloi çështjen asaj të Lezhës.
Pas shoqërimit dhe dhënies së shpjegimeve, Ndocaj është liruar ndërsa procedimi ndaj tij do të vazhdojë në gjendje të lirë.
Vetë ish-deputeti përmes një deklarate zyrtare i hedh poshtë këto akuza dhe thotë se ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë për ndonjë vepër penale nga organet e hetimit dhe organet gjyqësore të Republikës së Shqipërisë dhe se ai po udhëton drejt familjes së tij në Itali.
Në reagimin e mbrojtësit ligjor të Ndocajt thuhet se klienti i tij i është nënshtruar një verifikimi policor sikurse mund t?i nënshtrohet çdo qytetar tjetër i lirë dhe në asnjë rast atij nuk i është hequr liria si person i ndaluar ose arrestuar.