Ora News – Përdorimi i drogës shkak për rritjen e kriminalitetit dhe sëmundjeve

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Numri i përdoruesve të drogës në vëndin tonë nuk njeh rritje ndërkohë që shqetësues është fakti se të rinjtë vazhdojnë të mbeten përdoruesit kryesor të saj. Shefi i repartit të Toksikologjisë në QSUT, Zihni Sulaj, në një intervistë për Ora News shpjegon rreth pasoja që lë droga në shëndetin e njeriut.
Droga është një ndër shkaktarët kryesor të shtimit të krimeve dhe përdorimi i lëndeve narkotike ndikon drejtëpërdrejtë në shëndetin e njeriut.
Mjekët thonë që pasojat e saj në te shumtën e rasteve janë të parikuperueshme.
Shefi i repartit të Toksikologjise në QSUT, Zihni Sulaj, në një intervistë për Ora Neës flet rreth pasoja që vijnë nga përdorimi i saj.
Zihni Sulaj: Problemet janë të shumëfishta. Ato lidhen me intoksikimin akut, lidhen me mbidozën dhe overdozën, lidhen me çrregullimet e ankthit dhe me crregullime sjellore deri në psikoza dhe probleme të komplikuara të menaxhimit të tyre shpesh të shoqëruara me vdekje.
Sipas tij shqetësues mbetet fakti se ka nje shtim të përdoruesve të drogave të forta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/perdorimi-i-droges-shkak-per-rritjen-e-kriminalitetit-dhe-semundjeve/

Share This Video


Download

  
Report form