Ora News - Meta : Luftë degjenerimit, imoralitetit dhe drogës

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Shkodër mbahet sot mesha e shenjtë në Kishën e Zojës në nder të 25-vjetorit të vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë.

Të pranishëm në meshë janë ipeshkvinjtë e Shqipërisë, krerë të komuniteteve fetare, por edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Kreu i shtetit tha se vizita e Papës ishte një rreze drite për Shqipërinë. Ai përsëriti mesazhin e bashkësive fetare për të luftuar imoralitetin dhe drogen.

Meta: Vizita e Papa Gjon Palit II në Shqipëri ishte një rreze e fortë drite drejt paqes, ishte një shpresë për një jetë më të mirë. Jam këtu për të përgëzuar dhe mbështetur mesazhin shembullor dhe të rëndësishëm të krerëve të bashkësive të Shkodrës ndaj institucioneve tona shtetërore dhe vecanërisht ndaj komunitetit për të reaguar fuqishëm dhe pavonëse kundër fenomenev dhe veseve që rrezikojnë fëmijët tanë, të rinjtë tanë, familjen dhe shoqërinë. Për të gjithë është detyrë morale, shoqërore e qytetare që si një zë i vetëm të luftojmë kundër degjenerimit, shthurjes, imoralitetit, drogës, kumarit, korrupsionit dhe krimit që vënë në pikëpyejte jo vetëm vlerat tona, por edhe dëmtojnë rëndë kohezionin social të familjes dhe atdheut. Ju garantoj se Shqipëria dhe shqiptarët janë të vendosur në rrugën e tyre të integrimit në familjen evropiane nga e cila vijnë dhe të cilës i përkasim.

Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë në 25 prill 1993, duke u ndaluar në Shkodër dhe Tiranë. Gatë vizitës ai i dhuron Kishës së martirizuar hjerarkinë e re të pasdiktarurës- katër ipeshkvij të rinj: Imzot Frano Illinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-sot-mesha-e-shenjte-ne-25-vjetorin-e-vizites-se-papa-gjon-palit-ii

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS