Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në dy anët e malit si nga pjesa e Torovicës ashtu dhe nga zona e Kakarriqit ka shkëmbinj të tjerë që përbëjnë rrezik jo vetëm për makinat por edhe banorët e zonës.
Inxhnieri Gjeologjik, Vladimir Kola, thotë se kanë konstatuar dy masivë shkëmbinjsh të cilët janë rrezik potencial për një familje, banesa e të cilës ndodhet poshtë tyre.
Kola: Pamë situatën paraprake se do një studim të hollësishëm, një krehje të zonës edhe në pjesën e Balldrenit në Torovicë dhe në pjesën e Kakarriqit sepse në dy anët ka rrugë automobilistike, ka familje. Duhet krehja e kësaj pjese në dy anët e shpateve sepse konkluduam se janë dy masivë që janë rrezik për një familje, që quhet Paulin Prendi. Si ato edhe gjatë pjesës së shpatit tjetër ka sa të duash. Duhet parë gjitha pjesa e majës, ajo është më e rrezikshme sepse masivi merr energji të jashtëzkonshme deri sa vjen këtu. Pikërisht ai masiv ishte shkëputur nga maja.
Kola shpjegon dy mënyrat e ndërhyrjes që nuk janë më shumë kosto për të shmangur rrezikun.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nje-familje-rrezikon-seriozisht-nga-rreshqitja-e-shkembinjve-ne-torovice/