Ora News – Basha: Do rikthejmë praktikën e seancës së pyetjeve në Kuvend

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analiza e seancës së tensionuar parlamentare gjatë javës së kaluar ka qenë në fokus të diskutimeve të grupit parlamentar demokrat këtë të hënë.
Në mbyllje të mbledhjes, kryedemokrati Basha tha se mazhoranca po tenton ti mbyllë gojën opozitës por nuk do t?ia dalë.
Për këtë, Basha tha se do të intensifikojnë aktivitetin parlamentar, duke paralajmëruar rikthimin e praktikës së seancës së pyetjeve në Kuvend.
Basha: Në vijim të ngjarjes së shëmtuar të javës së kaluar dhe të dy javëve të kaluara ku Edi Rama përmes Gramoz Ruçit u mundua të dhunojë rrregulloren për ti mbyllur gojën opozitës. Kjo nuk ka për tu pranuar kurrë dhe nuk do të ndodhë, e kundërta do të ndodhë.Ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar, duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e seancës së pyetjeve për të vendosur Edi Ramën dhe Ministrat e tij para përgjegjësisë. Diçka prej të cilës po mundohet të largohet çdo ditë, duke dalë një ditë si baçevan, një ditë si kopshtar.
Paska hapur dhe Pallatin Mbretëror. Këtej rrit taksat, këtej më shumë bar për qytetarët.Sigurisht që nuk është as baçevar dhe as kopshtar, është përgjegjësi për një Shqipëri të fundosur nga krimi, të vetmin vend që nuk i hapen negociatat, ndërkohë që Serbia dhe Mali i Zi ecin përpara me negociatat dhe në këto kushte ta harrojë se me opozitën dhe PD do të ketë diçka tjetër përveç përballjes totale. Ai e ka zgjedhur kompromosin, kompromisin e ka me krimin e organizuar, e ka me Sejdinët jo vetëm në Elbasan por anembanë Shqipërisë me Sejdinët e krimit dhe në këtë rreshtim është e qartë se Edi Rama ka vënë PS dhe qeverinë në funksion të aleancës me krimin, ne jemi në funksion të aleancës së vlerave me qytetarët dhe kjo do të shpaloset në çdo aspekt të përballjes parlamentare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-do-rikthejme-praktiken-e-seances-se-pyetjeve-ne-kuvend/

Share This Video


Download

  
Report form