http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë ka konstatuar se besimi në ekonomi ka shënuar rritje në 3 mujorin e tretë të këtij viti. Kjo ndjesi iu rikthye rritjes me 1.8 %, pasi në tre tremujoret e mëparshëm besimi ka qenë në rënie.
Ndikim në këtë tregues kanë dhënë sektori i ndërtimit dhe tregtisë. Por njëkohësish edhe besimi i qytetarëve sa i përket ecurisë ekonomike ka shënuar rritje. Duke ju referuar tremujorëve të mëparshëm, renie kanë shënuar sektorët si shërbime dhe industri.
Ndërtimi është sektori, i cili ka njohur rritje për 2017, një fakt ky i konfirmuar edhe nga Instituti i Statistikave.
Zhbllokimi i lejeve te ndërtimit, si dhe zbatimi i një sërë projektesh publike, kryesisht në Tiranë ka sjellë edhe rigjallërimin e këtij sektori.
Ndërsa sa i përket tregtisë, ndikimin në përmirësimin e besimit ka shënuar ecuria e bizneseve të fushës, si dhe pritshmëritë për ecurinë e punësimit sa i përket tremujorit në vijim.