Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shtetas shqiptar ka humbur jetën si rezultat i një atentati në një lokal nate në Glyfada të Athinës.
Tre persona të tjerë, një prej të cilëve shqiptar, kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spitale të zonës.
Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04,50 të mëngjesit të së dielës.
Dy persona me maska në fytyrë kanë qëndruar para lokalit me emrin ?Joy Bar? dhe menjëherë kanë qëlluar kundër viktimës, shtetasit shqiptar me moshë 37 vjeç.
Viktima, që ishte dhe bashkëpronar i lokalit, ka marrë plagë të rënda në kraharor dhe si pasojë ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-shtena-me-arme-ne-lokal-vritet-shqiptari-plagosen-3-te-tjere/