Pronari i një lokali është ekzekutuar në orët e vona të mbrëmjes së të martës në qytetin e Vlorës. Viktima Amarildo Delaj u ekzekutua në lokalin e tij në dalje të qytetit. Autori ka qenë me kapele dhe është larguar në brendësi të pallateve. Dy personat e plagosur së bashku me 27 vjeçarin ishin ulur në të njëjtën tavolinë.