Investimet që transformuan Tiranën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj zgjodhi pesë histori njerëzore për të rrëfyer transformimin që ka pësuar Tirana në këto dy vite .Teksa ndodhej ne Prishtine per eventin TEDEKS, ai u ndal tek një nga investimet kryesore siç është Pazari i ri.?Ylli, ose siç njihet ndryshe Ylli i peshkut, është një nga sipërmarrësit e Pazarit të Ri, një projekt që filluam ta transformonim para pak muajsh me idenë për t?i rikthyer Tiranës një pjesë të vjetër të saj, duke harruar se disa njerëz si Ylli e kishin jetën të lidhur me pazarin, pavarësisht se ky ishte degraduar. Kur i thamë Yllit se ky vend duhet rikualifikuar, ai mobilizoi dhe drejtoi grupin e protestës aty, duke na thënë se Pazarin e duam siç është. Sot Ylli nuk është më një nga 20 protestuesit, por një nga 1020 vetët që po ushqehen e bëjnë biznes aty?, tha kryebashkiaku i Tiranës, duke shtuar se falë këtij projekti, vlera e pronës për qytetarët në këtë zonë është dyfishuar.Veliaj tha se pavarësisht se në shumë prej projekteve të realizuara ka pasur debate, në fund të gjithë janë bindur se ndryshimi ka qenë i nevojshëm dhe i duhuri.?Një nga projektet që ka marrë më shumë histeri ka qenë këndi i lojërave në Tiranë, projekti ynë i parë, i cili më ka kujtuar versionin modern të Rozafës: ne e ndërtonim paradite, kurse në darkë vinte një forcë imagjinare anonime që e shkatërronte. Në 100 ditë të ndërtimit të këndit të lojërave, kemi pasur 78 protesta! Në fakt, sot ky kënd është më i frekuentuari nga fëmijët e Tiranës?, tha ai, duke shtuar se ndryshimi nuk duhet të pengohet nga një minorancë, ndërsa theksoi se një nga detyrat e politikanëve është që të dëgjojnë mendimin e shumicës.?Veliaj foli edhe per projektet qe kane pasur impakt te drejtpërdrejte tek popullsia e Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form