Dështojnë investimet publike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për 6 muajt e parë të vitit shpenzimet në buxhetin e shtetit kanë kapur një vlerë rekord të mos realizmit të tyre prej 220 milion dollarësh. E gjendur në këtë situatë qeveria do të detyrohet të rishikojë buxhetin, duke rishpërndarë edhe njëherë fondet. Vetëm gjatë muajit qershor nuk arritën të shpenzohen 40 milion dollarë të cilat iu shtuan shifrës së ulët të investimeve të buxhetit të shtetit të mbledhura në muajt e mëparshëm. Sipas të dhënave të treguesve fiskalë, Vizion Plus ka mësuar se vlera më e madhe prej 50 milion dollarëve u mungon buxhetit të bashkive, ndërsa 40 milion të tjera nuk janë dhënë për zërin e shpenzimeve kapitale, të cilat janë para që investohen në vepra publike dhe japin impakt në ekonomi. Me rënie janë edhe paratë që jepen për kompensimin e ish-pronarëve dhe pagesat e ndihmës ekonomike. Muaji qershor solli për herë të partë këtë vit edhe rënie në të ardhurat në buxhetin e shtetit. TVSH-ja, sidomos ajo që hyn në qarkullim nga tatimet ka rënë 3 milion dollarë krahasuar me planin çka ka bërë që ministria e financave të rinisë aksionin për kontrollin e kuponit. Me rënie është edhe akciza, dividendi dhe taksat nacionale. Në total të ardhurat e qershorit janë realizuar kryesisht nga mbledhja jashtë pritshmërive të tatim fitimit, ndërsa krahasuar me një vit më parë kanë njohur rritje me 120 milion dollarë.

Share This Video


Download

  
Report form