Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Asambleja Kombëtare e PS, spastrim të administratës shtetërore nga keqbërësit, siç i cilësoi ai. Kreu i qeverisë prezantoi objektivat e 100 ditëve të para të ekzekutivit, duke theksuar gjithashtu se vendi do hyjë në një fazë të re të luftës ndaj kanabisit, grupeve kriminale dhe të gjithë shkelësve. "Na duhet pastrim në të gjitha nivelet, pastrim fizik në rrugë, institucione, zyrat e shërbimeve, në të gjitha nivelet e administratës nga keqëbërësit dhe fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit të trashëguar apo si kërcënim në vazhdim e pastrim strukturor përmes rindërtimit të të gjithë strukturës dhe mekanizmave të pushtetit ekzekutiv", tha Rama.
Ai tha se do vijojë edhe puna për heqjen e Shqipërisë nga harta për kultivimin e lëndëve narkotike, duke paralajmëruar operacion kombëtar kundër rrjeteve kriminale. "Vetting agresiv në radhët e policisë dhe luftë kombëtare kundër rrjeteve kriminale në vend. Lufta kundër kanabisit nuk ndalon ne ndalimin e kultivimit masiv të tij, por nis me një fazë të re, përndjekjen e rrjeteve kriminale. Ata të cilët janë mësuar të bnëjnë ligjin nëpër feudët e ndryshëm në periferitë e qendrave urbane".
Rama përmendi edhe reduktimin e burokracisë në administratë siç është heqja e certifikatave. "Në këto 100 ditë është vendosur si shënjestër dhe do marrë rezultate të kënaqshme jo, për heqjen e dokumenteve të panevojshme dhe për të hequr nga çdo lloj liste, leje, autorizime, licenca të tepërta të kota që bvetëm kanë krijuar stres, korrupsion dhe kanë penguar energjitë e këtij vedni që të fukusohen aty ku duhet të fokusohem te zhvillimi, rritja ekonomike dhe mirëqenia...", tha Rama.