http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një valixhe e dyshimtë e lënë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë alarmoi forcat e policisë por pas shpërthimit të kontrolluar dyshimet për bombë u shuan.
Valixhja u pikas fillimisht nga forcat e sigurisë së ambasadës kjo për shkak se ishte lënë fare pranë njërës prej portave të selisë diplomatike.
Zona u rrethua nga policia, e cila vendosi perimetrin e sigurisë, ndërsa mbërritën dhe forcat xheniere. Fillimisht, valixhja e dyshimtë u skanua dhe më pas u bë shpërthimi i kontrolluar. Pas këqyrjes ajo rezultoi boshe megjithëse ende nuk dihet kush dhe pse e la në rrugë fare pranë ambasadës amerikane.
Për këtë hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së disa bizneseve në zonë për të parë nëse dikush mund ta ketë lënë qëllimisht aty.