Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Ju flet Moska? me Kastrito Myftarajn solli në vëmendje në emsionin e sotëm (5 tetor) vrasjen e bankierit Artan Santo.
Në analizën e tij, Myftaraj thotë se ditën që u vra Santo është shpërndarë një kod mafioz në strukturat e policisë së shtetit, që motori i zi që vrau Santon mos të ndalohej.
Ai tha se këshilltarja e Santos, Ina Rama është personi më i afërt që mund të dijë diçka për motorin e zi. Myftaraj thotë se tani që ajo ka në dorë çelsat e vettingut duhet të zbulojë të vërtetën e motorit, në radhë të parë si dëshmitare dhe më pas si zyrtare e lartë.
Kastriot Myftaraj: Sa foli ambasadori amerikan për familje mafioze, për grupet kriminale, sa u dhanë udhëzime nga Brukseli dhe Uashingtoni për forcimin e luftës së kriminaliteti na u shfaq fantaza, si fantazmat që shfaqen në tragjeditë e Shekspirit. Fantazma e Artan Santos, bankierit të vrarë.
Artan Santo ishte bankieri më i madh shqiptar. U vra në një mënyrë misterioze, në një vrasje e cila flet shumë për raportin që ka shteti, shoqëria jonë me krimin e organizuar vendas dhe ndërkombëtar.
Para disa ditësh drejtori i hetimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimi tha se do të hetohen edhe çështje nga e kaluara, cështje të rënda kriminale, ndër të tjera edhe vrasja e Artan Santos.
A po heton vërtet shteti vrasjen e Santos siç thotë Niko Brahimi?
Nëse shteti do të hetojë vrasjen e Santos duhet të hetojë se kush e shpërndau atë ditë një kod mafioz në të gjithë strukturën e shtetit.
Në një kohë kur policia bëri fushatën për të bllokuar gjithë automjetet, gjithë motorët me parregullsi, ky motor i zi shëtiste lirisht nëpër Tiranë dhe përpara policisë sepse u shpërnda një kod mafioz që ky motor nuk duhej të prekej. Një motor pa targa, me fuqi shumë të madhe motorike që i la pas si karroca cooperative të gjithë automjetet e policisë së shtetit.
Policia të hetojë kush e shpërndau këtë kod mafioz që motori i zi atë ditë mos të prekej. Sepse shoferi i motorit të zi dhe atentatori pas tij e dinin që atë ditë ishin të paprekshëm nga policia e shtetit dhe garda.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-e-santos-myftaraj-kodi-mafioz-lejoi-policine-mos-prekte-motorin-e-zi/