Nëpërmjet një deklarate për mediat, KQZ ka deklaruar sot se nga 18 parti politike të cilat morën pjesë në zgjedhjet 25 qershorit, vetëm 8 prej tyre kanë zbatuar ligjin dhe kanë dorëzuar pasqyrën e shpenzimeve financiare gjatë fushatës.
Sipas ligjit ? Për partitë politike?, çdo subjekt politik i cili është i regjistruar në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ-së raport që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka patur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve.