http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
31-vjeçari Enea Bekteshi i arrestuar mbrëmjen e se mërkurës në Cërrik, është sjellë në Tiranë. Në operacionin për arrestimin e Bekteshit morën pjesë FNSH Tiranë dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai akuzohet se me datë 18 shtator, goditi makinën e policisë së zv/drejtorit, me makinën tip ?Audi?, gjatë kohës qe ai ishte ne aksionin me vartësit e tij.
Policia e arrestoi 31- vjeçarin në banesën e kunatit të tij ne Cërrik. Pas incidentit, 31-vjeçari ishte fshehur ne shtëpinë e Aleks Pupuleku 40 vjeç, i cili gjithashtu u arrestua nga policia. Gjatë kontrollit në banesë, u gjet dhe sekuestrua edhe një sasi kanabisi, ndërsa kunatit te tij, iu gjet një bajonetë.
Enea Bekteshi akuzohet për tre vepra penale; ?Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë?, ?Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera? dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ndërsa 40-vjeçari Pupuleku akuzohet për ?Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta?. Bekteshi njihet si pjesëtar i njërit prej grupeve kriminale qe veprojnë ne Elbasan.