Koni përballet me Shullazin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emiliano Shullazi ka mohuar sërish se ka kërcënuar profesorët Mynyr Koni dhe Dhori Kule për zgjedhjet në universitet. Dëshmitë e dhëna këtë të martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda edhe një herë e përjashtuan praninë e Shullazit në kërcënim, ndërsa Prokuroria e ka akoma më të vështirë të provojë këtë fakt.

Pas shumë seancash Emiljano Shullazi dhe rektori i zgjedhur Mynyr Koni u përballën në gjykatë, por në dëshminë e tij rektori nuk e përmendi në asnjë moment Shullazin, madje as kur i akuzuari e pyeti nëse kërcënuesi ngjante me te.


?Më thirrën nga një makinë e zezë dhe më thanë që të futesha brenda në makinë. U futa brenda, aty më kërkuar që të hiqja dorë nga gara për Rektor. Çdo gjë zgjati 10 sekonda dhe nuk kam mundur të shquaj asnjë nga personat. Më pas e mora vesh në media se cilët ishin. Më pas, sapo dola, mora në telefon Dhori Kulen dhe e njoftova për gjithë sa më kishte ndodhur.?

Edhe ish-rektori Dhori Kule tregoi momentet kur u kërcënua.

?Në afërsi të rektoratit ndaluan tre makina dhe nga ato dolën disa djem. Më thirrën në emër dhe u afrova tek një nga makinat. Një prej tyre të cilin nuk e njoh më tha nga brenda makinës që të mos mbështesja kandidatin Koni dhe mos të ndikoja në dorëheqjen e tij. Unë e mora si shkaka ne fillim dhe nuk i kushtova vëmendje. Nuk kujtoj të kem përmendur emra.?

Ministrja e arsimit ndryshe nga dëshmitë e profesorëve tha se për kërcënimin u njoftua nga Dhori Kule pa thënë emra të përveçëm, por vetëm dyshime se mund të jenë njerëz të Emiljano Shullazit.

?Mora në telefon zotin Kule dhe më shpjegoi lidhur me kërcënimin ndaj Konit dhe ndaj tij. Kam kërkuar takim me zotin Çako dhe menjëherë ai më la takim tek Garda. Aty erdhi dhe ministri Tahiri, Kule, dhe drejtori policisë së Tiranës Hodaj. Ndërsa ishim në takim me Tahirin, Berisha doli me një status dhe dha detaje nga kërcënimi.?

Edhe në këtë seancë emri i Shullazit nuk u përmend si personi kërcënues, por vetëm dyshime se mund të ketë qenë ai ose njerëz të tij. Të dhëna per kërcënimin e mundshëm dha dhe ish-drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj. Këtu Shullazi i bëri pyetje direkte ish-kreut të policisë, duke i kërkuar pse nuk u bë ballafaqimi mes tij dhe paditësit Koni që në kohën e shoqërimit. Sipas Hodajt veprime të tilla janë procedurale, por emri i tij ishte përmendur si kërcënues i mundshëm.

Share This Video


Download

  
Report form