Report TV - Zyrtarët e Interpol në Tiranë,Çako: Do godasim çdo element të krimit

Report TV 2018-05-03

Views 0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako paralajmëron luftë të ashpër ndaj çdo kontigjenti kriminal në Shqipëri. Paralajmërimi i Çakos vjen pas deklaratave të ashpra të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu i cili u shpreh tre ditë më parë se në vendin tonë janë 4 klane dhe 20 familje kriminale që kontrollojnë botën e krimit.

"Pozita e saj gjeografike, por jo vetëm, na detyron të ashpërsojmë luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo forme tjetër, dhe të sinkronizojmë punën me organizatat policore në rajon dhe vendet partnere, drejt përmbushjes së standardeve perëndimore. Ne jemi të qartë dhe të ndërgjegjshëm se kjo është e vetmja rrugë në luftën pa kompromise ndaj çdo organizimi kriminal, për t'i bërë vendet tona më të sigurta.

Share This Video


Download

  
Report form