http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës po vijon punën për ndërtimin e rrugëve të brendshme të fshatit Ndroq. Investimi lehtëson jo vetëm lëvizjen e automjeteve, por do të afrojë edhe më shumë banorët që tregtojnë produktet bujqësore të zonës në tregjet e Tiranës. Erion Veliaj inspektoi punimet për ndërtimin e katër rrugëve të reja dhe theksoi se investimet do të shtrihen në nivel kapilar në çdo zonë të kryeqytetit.
?Filluam fillimisht me ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit, pastaj vijuam me disa investime bazë, për të lidhur komunitetet me njëri-tjetrin në dy anët e lumit, si ura e Mënikut, të cilën shumë shpejt do e hapim për qytetarët. Tani jemi futur në nivel kapilar në katër ?damarët? kryesorë të Ndroqit. Katër damarë që janë rrugë dhe përfaqësojnë katër lagje, që besoj në fund të kësaj vere do të shijojnë frytet e këtij investimi.?
Kryebashkiaku deklaroi se krahas përmirësimit të infrastrukturës në qendër, vëmendja po i kushtohet urbanizimit të zonave rurale.
?Kemi bërë disa teste, si në Krrabë, në Zall-Herr, Vaqarr, Pezë, Ndroq dhe na rezulton se tani që kemi mbaruar me infrastrukturën kryesore, shkuarja e investimeve në nivel kapilar është mënyra më e mirë për të ecur përpara me urbanizimin e zonave rurale të Tiranës. Pra, siç kemi bërë sheshin ?Skënderbej?, Pazarin e Ri, Parkun Olimpik, Bulevardin e Ri, po punojmë me të njëjtën cilësi nga qendra në fshat e në të gjithë komunitetet tona rurale.?
Veliaj siguroi se në dy vitet në vazhdim do të marrë zgjidhje problemi i ndërtimit dhe i asfaltimit të rrugëve drejt kryeqytetit.