Gara në Universitetin e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-18

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Institucionet publike te arsimit te larte janë ne ditën e fundit te fushues zgjedhore për drejtuesit e rinj. Ne Universitetin e Tiranes situata duket me e tensionuar per shkak te kërcënimit te kandidatit Mynyr Koni nga Emiliano Shullazi. Kandidati Koni ka qene hermetik ndaj medias, duke u mjaftuar vetëm me reagimin e se shtunës per mos tërheqje nga gara. Por kandidatja përballe tij, Klodeta Dibra i bën apel rivalit te jape sqarime per ngjarjen para pedagogeve dhe studenteve. Dekania e Fakultetit te Gjuhëve te Huaja i ka kërkuar policisë dhe Prokurorisë te zbardhin ngjarjen para zhvillimit te zgjedhjeve. Dibra e ka cilësuar te turpshme përfshirjen e politikes ne boten akademike. Por a ka lidhje kandidatja per rektore me Emiliano Shullazin i arrestuar tashme nga policia. Ndërkohe rektori aktual Dhori Kule, kandidat per drejtimin e Fakultetit te Ekonomisë, përmes nje deklarate per mediat e ka cilësuar nje situate te paprecedent kërcënimin e zotit Koni. Kule u ben apel pedagogeve dhe studenteve te marrin pjese ne zgjedhje, ndërsa deklaron se janë marre masat per zhvillimin normal te zgjedhjeve. Per Universitetin e Tiranes kandidon dekanja e Fakultetit te Gjuhëve te Huaja Klodeta Dibra dhe dekani i Shkencave te Natyrës Mynyr Koni. Procesit te votimit pritet t?i nënshtrohen 760 pedagoge dhe 28 mije studente, vota e këtyre te fundit llogaritet ne masën 10%.

Share This Video


Download

  
Report form