Report Tv denoncoi ditën e djeshme një skandal në Parkun Arkeologjik të Butrintit në Sarandë, ku kishin filluar punimet për ndërtimin e një objekti në brendësi të zonës së mbrojtur.
Një ditë pas denoncimit, gazetarët e Report Tv kanë zbarkuar në qytetin jugor, për të parë nga afër situatën. Ata kanë raportuar nga vendngjarja se punimet në Parkun Arkeologjik të Butrintit vazhdojnë, ndërsa punëtorët janë fshehur sapo kanë spikatur gazetarët.
Këta të fundit bëjnë me dije se brenda parkut po ndërtohet objekt me tulla, hekur dhe beton, dhe se në vendin ku kryhen punimet vazhdojnë të sillen materiale ndërtimi. Report Tv iu sjell më poshtë fotot që tregojnë ndërtimin që po kryhet në Parkun Arkeologjik të Butrintit.