Report TV - Skandali në Butrint, Gjergj Frashëri: Ndërtimi absurd

Report TV 2018-05-03

Views 0

Specialisti i arkeologjisë dhe restaurimit të monumenteve Gjergj Frashëri, i ftuar në Report TV ka komentuar ndërtimin brenda zonës së mbrojtur në Parkun të Butrintit.
Ndërtimi po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit.

Në Parkun Kombëtar të Butrintit ka nisur ndërtimi i një lokali, ndërsa Report TV dhe Shqiptarja.com kanë denoncuar rastin e ndërtimit brenda parkut.

Ministria e Kulturës ka thënë se ndërtimi në këtë zonë është i përkohshëm, ndërsa për specialisti Frashëri kjo është një situatë e rëndë që po ndodh me monumentet.

Gjergj Frashëri e ka quajtur absurde këtë veprim brenda mjediseve të parkut duke sjellë në vëmendje se ligjet e UNESCO-s parashikojnë qartësisht se nuk lejohet asnjë ndërtim i ri në zonat e mbrojtura.

Ndër të tjera Frashëri ka theksuar se po shkojmë në një rrugë pa krye, ndërsa vijojnë të bëhen projekte qesharake nga Ministria e Kulturës në kuadër të restaurimeve.

Share This Video


Download

  
Report form