Report TV - Vettingu, Xhafaj letër Policëve: Na sinjalizoni, bashkëpunoni

Report TV 2018-05-03

Views 1

Ministri i Punëve të Brendshme u ka dërguar një letër të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, duke kërkuar bashkëpunim në radhët e bluve për të denoncuar rastet e efektivëve të korruptuar dhe lidhur me krimin e organizuar. Nisur nga Vettingu në radhët e policisë, Xhafaj deklaron se asnjë i korruptuar dhe i lidhur me krimin nuk do ketë vend në polici.
Në këtë letër, punonjësve të policisë iu është prezantuar edhe një adresë e-mail-i e posaçme, e cila do të shërbejë si një mundësi e drejtpërdrejtë komunikimi për çdo mendim, sugjerim konkret, apo shqetësim në funksion të përmirësimit të punës dhe rolit të Policisë së Shtetit. "Inkurajoj dhe mirëpres nga ju çdo mendim, sugjerim konkret, apo shqetësim ndaj kujtdo qoftë ai, në funksion të përmirësimit të punës, rolit dhe reputacionit të Policisë së Shtetit. Ndaj, ju lutem mos ngurroni të më shkruani në adresën: [email protected], e cila do të jetë në dispozicionin tuaj dhe vëmendjen time.

Share This Video


Download

  
Report form