Xhafaj letër presidentit - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Partia Socialiste jep alarmin për politizim te gjykatës administrative ende pa nisur punën. Shkak është bere përzgjedhja e gjyqtareve nga KLD për drejtimin e kësaj gjykate. Nënkryetari i komisionit te ligjeve Fatmir Xhafaj, ka dërguar një letër në adrese të presidentit te republikës njëkohësisht kryetar i KLD Bujar Nishani, ku e informon për shkelje te kompetencave të këtij institucioni.
Sipas Xhafes KLD ka marre kompetencat e shkollës se magjistraturës pasi ka ngritur vete një komision për testimin e gjyqtareve qe do te drejtojnë gjykatën administrative. Pas këtij fakti Xhafa akuzon nënkryetarin e KLD-se se ka shkelur ligjin me qellim uzurpimin dhe politizimin e këtij institucioni. Fatmir Xhafaj akuzon me tej KLD dhe ministrinë e drejtësisë për procedura jotransparente. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste e mbyll letrën duke theksuar se ky është një tjetër sinjal negative që dëmton besueshmërinë e qytetareve tek drejtësia, luftën kundër korrupsionit ne radhët e gjyqësorit dhe vet reformën ne fushën e drejtësisë. Letra i është dërguar dhe përfaqësive diplomatike ne vendin tone si ambasadës se SHBA, prezencës se OSBE, këshillit te Europes dhe misionit EURALIUS.

Socialist Party provides alarm for political administrative court not yet started work. Because it is made ??the selection of judges from KLD for the direction of this court. Vice President of the Commission of the laws Fatmir Xhafaj, has sent a letter to the address of the President of the Republic also president of KLD Bujar Nishani, which informs violating the powers of this institution.
According Xhafa KLD has received the ASM powers as it has set itself a testing committee of judges who will conduct administrative court. After this fact Xhafa accuses Deputy HCJ has violated the law in order to usurp and politicization of this institution. Fatmir Xhafaj charges beyond the High Council of Justice and the Ministry of Justice for non-transparent procedures. Socialist Party representative closes the letter by emphasizing that this is another negative signal that undermines citizens' confidence in the judiciary, the fight against corruption in the ranks of the judiciary and its justice reform. The letter was sent and diplomatic in our country that the U.S. Embassy, the presence of the OSCE, the Council of Europe and mission EURALIUS.

Share This Video


Download

  
Report form