Report TV - Breshëri automatiku "Benzit" në Vlorë,2 të plagosur rëndë

Report TV 2018-05-03

Views 0

VLORE - Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi janë qëlluar me breshëri automatiku pranë rrugës "Transballkanike" në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë. Dy të plagosurit kanë qenë brenda në automjetin me targa VL 63 68 C në momentin e të shtënave, teksa po dilnin nga një pikë karburanti.

Autorët kanë pasur për qëllim ekzekutimin e dy personave, pasi në drejtim të "Benzit" është qëlluar me breshëri automatiku. Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 20 gëzhoja arme zjarri kallashnikov. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve, por mësohet se gjendja e tyre është kritike në spitalin e Vlorës.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij krimi. Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes kanë bërë të ditur se autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet.

Mister targa e automjetit
Mister mbetet targa e këtij automjeti, VL 63 68 C pasi rezulton se ndaj një njëjtit automjet "Mercedes Benz" i është bërë atentat në vitin 2011, ku ka humbur jetën Baftjar Llanaj, 62 vjeç.

Share This Video


Download

  
Report form