Aktori i humorit Agron Llakaj ishte i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin?, në Tv Klan.
Llakaj foli për fillimet e tij si imitues i politikës teksa tha se ka patur edhe kërcënime, por shtoi se tashmë I përkasin të kaluarës.
?Ishte e vështirë dhe e rrezikshme sepse imitimi politik për herë të parë shikohej në Shqipëri, por unë ia dedikoj gjithçka Pjetër Arbnorit, i cili ka qenë përballë meje kur unë e imitoja dhe e qeshura e tij ishte si një leje kalimi. Imagjino të reagonte keq, çfarë do më gjente mua. Kërcënime kam patur, por I takojnë së kaluarës?, tha Llakaj.