Ora News - Gjirokastër, panairi i kulinarisë tërheq turistët

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kulinaria përbën një vlerë të shtuar për turizmin në Gjirokastër, dhe kjo vlerë është promovuar me anë të një panairi në kalanë e qytetit në kuadër të ditëve europiane të trashëgimisë kulturore. Mjeshtrit e kuzhinës servirën për turistët dhe vendasit e shumtë gatimet tradicionale, duke shpresuar që aktivitete të tilla të jenë të vazhdueshme.
Vlerat e kulinarisë tradicionale të Gjirokastrës u vendosën në qendër të aktiviteteve në kalanë e qytetit në kuadër të ditëve europiane të trashëgimisë kulturore. Panairi mblodhi disa prej mjeshtrave të gatimit tradicionalë që operojnë në qafën e pazarit të cilët patën mundësinë t?iu ofrojnë turistëve të shumtë një ditë të vecantë me plot element e shije. Gatimet e larmishme të qytetit i shtohen tërheqjes së Gjirokastrës si trashëgimi kulturore që mbrohet nga UNESCO.
Të kenaqur dhe duke shpresuar se aktivitetet e tilla të jenë më të shpeshta vetë kuzhinierët tregojnë se marrin cdo ditë vlerësime makismale nga turistët e mbarë botës.
Kuzhinierët: ?Prezantojmë disa nga gatimet tradicionale të Gjirokastrës dhe këto gatime të vazhdojnë dhe brezat ti trashëgojnë sepse është një vlerë e pacmueshme.?
?Kjo kafe është kafe guri, është tradita gjirokastrite. E shtypim në gur, tërë jetën e kemi mësuar nga plakat e para dhe unë e vazhdoj edhe sot.?
?Këto aktivitete janë shumë të vlefshme se tregojmë vlerat e traditat që ka Gjirokastra që i ka shumë të mira, si në kulinari dhe në vlera të tjera të trashëgimisë kulturore.?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/gjirokaster-panairi-i-kulinarise-terheq-turistet/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS